Ky është trajneri i preferuar i Maldinit për të marrë drejtimin e Milanit
Marco Giampaolo është favorit për të marrë drejtimin e Milan-it. Sipas “La Repubblica”, trajneri është takuar me presidentin Ferrero dhe ka prishur kontratën që e lidhte me Sampdoria.
Paolo Maldini, i cili është gati të pranojë rolin e drejtorit teknik të klubit, është i bindur se Giampaolo është trajneri i duhur për të ardhmen. Sipas shtypit italian, ish-mbrojtësi ka kontaktuar trajnerin ditën e djeshme.
Milan duket se ka zgjedhur Giampaolo-n dhe kjo konfirmohet edhe nga Simone Inzaghi, i cili ishte favorit për stolin e kuqezinjve, por që duket se ka vendosur të qëndrojë në drejtim të Lazio-s pasi është vënë në dijeni të preferencës së kuqezinjve.