Futbollistët e Kosovës godasin pengesën gjatë stërvitjes
Kosova gjatë muajit qershor zhvillon dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Fillimisht futbollistët e Challandes udhëtojnë në Podgoricë për tu ndeshur me Malin e Zi e më pas në Sofje për ndeshjen me Bullgarinë.
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar stërvitja e parë zyrtare, shkruan Indeksonline.
Gjatë zhvillimit të stërvitjes, trajneri zviceran u tregua dinak duke i zënë në një çast në befasi futbollistët.
Ata duke i ndryshuar pozicionet kanë goditur pengesën statike që ishte vendosur në fushë. /IndeksOnline/