Qëndron Kastrati i pari në Kamenicë, edhe pa Lëvizjen Vetëvendosje
Edhe pse kur kandidoi për të parin e komunës së Kamenicës ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Qëndron Kastrati më pas u largua e kaloi në PSD, aty ku tashmë janë gjysma e ish-anëtarëve të VV-së.
Por siç duket largimi nga Vetëvendosje nuk i ka prishur aspak punë kryetarit të Kamenicës.
Në një hulumtim të realizuar së fundi nga ‘UBO Consulting’ në mesin e shumë pyetjeve që janë bërë në drejtim të qytetarëve ishte se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti.
Në këtë hulumtim, Kastrati doli përsëri i pari me 30.5%, duke lënë prapa ish-kryetarin e Kamenicës nga radhët e LDK-së, Shaip Surdulli e shumë emra të tjerë nga partitë tjera funksionale në këtë komunë.
Por qytetarët e Kamenicës kryesisht janë shprehu të shqetësuar rreth çështjeve të arsimit, aty ku edhe do të duhej të fokusohej tash e tutje Kastrati.
Postimi i plotë nga Donjeta Demolli:
Hulumtimi i mëposhtëm është realizuar nga kompania UBO Consulting në periudhën 7-12 maj 2019, me 400 respodentë.
Qytetarët e Komunës së Kamenicës janë pyetur kryesisht rreth çështjeve të arsimit.
Në fotografi janë të dhënat rreth përgjigjeve për arsim, kënaqshmëria me qeverisjen komunale, dhe kë e shohin qytetarët kryetar të ardhshëm të Komunës së Kamenicës.
Prej të gjeturave më të rëndësishme vlen të theksohen këto dy përgjigjje të qytetarëve: që 88.6% e të anketuarve mendojnë që është shqetësues numri i vogël i nxënësve në klasa/shkolla (grafiku 1), ndërsa 97.6% e të anketuarve mendojnë që Komuna duhet urgjentisht të bëjë ndryshime dhe reforma në shkolla (grafiku 4).
P.s. Nëse në pyetjen se për kë do të votonit (grafiku 6), ata që nuk janë përgjigjur i shpërndajmë proporcionalisht, atëherë përqindja valide është për kandidat për kryetar është sikurse në grafikun e fundit.
Hulumtimi është realizuar me kërkesë të Partisë Socialdemokrate.





