75 Mall Live Search
08:10 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Luftë e ashpër, Galatasaray-Fenerbahçe duan Muriqin!

Sulmesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë lëmsh Turqinë. Shqiptari u mendua se kishte arritur marrëveshjen paraprake me ekipin e Fenerbahçen, por gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt. 

Mediet turke bëjnë me dije se së fundmi në lojë për sulmuesin 25-vjeçar janë futur dhe kampionët e Galatasaray-t. Muriqi joshet më shumë nga kjo ofertë, pasi dëshiron të luajë në Champions, një mundësi që Gallata ja jep.

Rizespori nuk do të ndikojë aspak në përzgjedhjen e tij se ku do të vazhdojë karrierën, por shpreson që t’i rrisë sa më shumë pazarin. Muriqi ka zhvilluar një sezon fantastik duke shënuar 17 gola dhe 18 asiste.