75 Mall Live Search
14:11 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Van Gaal këshillon de Ligtin: Shko te kjo skuadër

Louis van Gaal e ka këshilluar Matthijs de Ligt të Ajaxit të bashkohet me Manchester Cityn ose Barcelonën, nëse ai largohet nga klubi holandez këtë verë.

De Ligt, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United, ka thënë se nuk e di se ku e ardhmja e tij qëndron pas një sezoni mbresëlënës në Holandë, shkruan Indeksonline.

Trajneri holandez tha se mbrojtësi qendror do të ishte një përshtatje e mirë në Angli ose Spanjë.

“Unë mendoj saktësisht njëjtë”, tha Van Gaal për Fox Sports . “Megjithëse De Ligt mund të shkojë edhe në Barcelonë, sepse mbrojtësit e tyre qendror nuk janë shumë të mirë”.

“Ai mund të luajë në Barcelonë, por ai mund të luajë edhe për Manchester City, dhe në atë rast unë do të zgjedh Pep Guardiolën”. /IndeksOnline/