75 Mall Live Search
14:54 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Manchesteri me ofertë të “majme” për lojtarin e PSG, ai dëshiron Liverpoolin

Manchester United i ka bërë një ofertë prej 170.000 euro në javë futbollistit të PSG, Adrien Rabiot.

Por francezi i cili tashmë është pa kontratë duket se nuk është i interesuar për Djajtë e Kuq.

Edhe për kundër pagës së majme, ai dëshiron që të bashkohet me kampionët e Evropës, Liverpoolin.

Francezi është admirues i madh i Steven Gerrard dhe thuhet se do të preferon të bashkohet me ish-skuadrën e legjendës. /IndeksOnline/