Komentet anti-muslimane në rrjetet sociale janë ulur për 50% që kur Salah erdhi në Liverpool
Mohamed Salah është një nga futbollistët më të mirë në botë.
Që nga transferimi i tij në Liverpool, Salah është bërë njëri ndër emrat më të popullarizuar në botë, jo vetëm në futboll por edhe jashtë saj.
Ndikimi i tij jashtë fushave është vërejtur shumë.
Sipas një studimi nga Universiteti i Stanfordit që nga koha e transferimit të tij në Liverpool, krimet me urrejtje fetare kanë shënuar ulje në atë zonë për 19%, ndërsa komentet anti-muslimane në rrjetet sociale kanë pësuar ulje për 50%./Indeksonline/