5 gabime që vajzat shqiptare bëjnë me vetullat
Vetullat janë gjysma e bukurisë …në rregull le të themi që janë shumë të rëndësishme për pamjen tonë. Ndryshimi i formës së vetullave i bënë njerëzit të duken ndryshe. Për vajzat është shumë e rëndësishmëme mirëmbajtja e vetullave, por ndonjëherë edhe një “gabim” i vogël mund të japë një efekt të padëshiruar. Dhe në rrugë rastis të shohim lloj-lloj vetullash, që në disa raste lënë shumë për të dëshiruar. Por cilat janë gabimet që vajzat shqiptare bëjnë më shpesh me vetullat e tyre dhe që duhet të mundohemi t`i shmangim?
1

Ngjyra e theksuar e vetullave
Që nga momenti që dolën në modë vetullat e trasha i kemi parë dhe stërparë vajzat me vetulla të ekzagjeruara si në formë edhe në ngjyrë. Ngjyra e theksuar i bën vetullat të duken false, prandaj mundohuni të qëndroni sa më pranë natyrales.
2

Heqja e vetullave në
mënyrën e gabuar
Procesi i heqjes së
vetullave është shumë i rëndësishëm dhe ka vajza që preferojnë ta bëjnë vet.
Nëse edhe ju hyni në këtë grup duhet të dini që vetullat duhet të hiqen në
drejtimin që rriten dhe më e mira është që këtë proces ta bëni pasi dilni nga
dushi kur qimet janë më të buta dhe poret janë të hapura.
3

Zgjedhja e një estetisteje
të ndryshme çdo herë
Është e rëndësishme,
që nëse nuk i rregulloni vet vetullat tuaja, të gjeni një estetiste që të dijë
të merret me to. E mira është që t`i qëndroni besnike të njëjtës (nëse
rezultati është i kënaqshëm), pasi ajo do të mësojë ta njohë mirë vetullën tuaj
dhe atë që ju kërkoni.
4

Nuk i shikoni vetullat me
imtësi
Në momentin që hiqni
apo mbushni vetullat duhet t`i shikoni patjetër me imtësi hapësirat që kanë
nevojë të mbushen dhe pjesët që duhet të pastrohen.
5

Mostrajtimi i vetullave
Vetullat kanë nevojë
të trajtohen për t`u dukur bukur dhe të shëndetshme. Zgjidhni produkte natyrale
për të trajtuar vetullat, vaji i kastorit, vitamina E dhe xheli i aloe vera-s
do t`ju ndihmonin shumë në trajtimin e tyre.