Almeda Abazi me djalin në krahë, paraqitet nga pushimet
Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është një personazh mjaft i dashur për publikun, shkruan IndeksOnline.
Ajo pak kohë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.
Së fundmi ata janë bërë prindër, duke sjellur në jetë djalin që e pagëzuan me emrin Efehan.
Almeda ndiqet me interes nga shumë ndjekës në Instagram.
Ajo në prag të festës së bajramit, ka postuar një fotografi teksa shihet në pushime me djalin e saj në krah duke uruar për ardhjen e kësaj feste. /IndeksOnline
