75 Mall Live Search
19:45 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Parlamentit të Rusisë viziton rusin që pengoi policinë në aksionin në veri

Kryetari i Parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin gjatë ditës së sotme qëndori në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Atje vizitoi në spital punonjësin e OKB-së  me origjinë ruse, Mikhail Krasnoshchekov, i cili u dëbua nga Kosova pasi që pengoi aksionin e Policisë së Kosovës në veri kundër krimit të organizuar.

“OKB-ja duhet ta pranojë që ju, punonjësi dhe një diplomat, u dëmtuan duke mbrojtur ligjet ndërkombëtare në Kosovës.”, tha kryetari i Parlamentit rus.

Ai i dëshiroj shërim sa më të shpejtë Mikhail Krasnoshchekovit./Indeksonline/