75 Mall Live Search
19:59 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

James përfundimisht i thotë lamtumirë Bayernit

James Rodriguez nuk do të qëndroj më në Bayern Munchen dhe ka vendosur të mos nënshkruaj kontratë të re.

Ai i ka thënë bavarezëve së nuk dëshiron të aktivizoj klauzolën e blerjes në kontratën e tij të huas, shkruan Indeksonline.

James u transferua në Gjermani në vitin 2017 si huazim me të drejtë blerje nga Real Madrid.

Ai në 43 ndeshje me kampionët e Gjermanisë shënoi 14 gola duke fituar dy tituj të Bundesligës. /IndeksOnline/