75 Mall Live Search
20:45 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Feronikeli me nënshkrim të madh para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

F.C. Feronikeli, po vazhdon me kontratat e reja për futbollistët.

Tashmë edhe zyrtarisht konfirmohet që edhe anësori i majtë, Mendurim Hoti, ka vazhduar kontratën me kampionët e Kosovës.

Hoti, ka nënshkruar edhe për dy sezone tjera, me të cilat do të luajë nën fanellën e F.C. Feronikelit.

Sulmuesi anësor, ka realizuar 10 gola këtë sezon në IPKO Superligën e Kosovës, duke kontribuar edhe me 5 asiste.