Në formë proteste, të rinjtë shtrihen në Parlamentin gjerman
Një grup i të rinjve e sollën çështjen klimatike në Parlamentin gjerman.
Ata zgjodhën të protestonin përmes një aksioni simbolik, përcjell albinfo.ch. Një grup i të rinjve shfaqën banerin me mbishkrimin “Klima juaj politike = katastrofë”. Më pas, ata u shtrinë në dyshemenë e sallës.
Mbase në një rast të zakonshëm, ata do t’i largonin nga salla, por kryetari i parlamentit, Wolfgang Schaeuble me shaka tha se mund të rrinin aty edhe deri të nesërmen.