75 Mall Live Search
09:15 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

INSTAT: Korça dhe Berati, qytetet me “zemrën” më të dobët

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri, por disa qytete shihet se kanë prevalencën më të lartë të jetëve të humbura nga simptomat kardiovaskulare.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT për vdekjet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë, në vitin 2018 qytetet e Korçës, Beratit, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Vlorës ishin qytetet me numrin më të lartë të jetëve të humbura (për 100 mijë banorë).

Në Korçë numri i vdekurve nga zemra për 100 mijë banorë ishte 510 persona, më i larti në vend, i ndjekur ngushtë nga Berati, me 508 jetë të humbura për 100 banorë. Siç duket Korça dhe Berati janë qarqet që vuajnë më së shumti sëmundjet që vijnë nga zemra e dobët, shkruan Lapsi.al.

Në anën tjerë, qytetet që janë më pak të prekura nga sëmundja në fjalë janë: Elbasani, Tirana , Lezha, Durrësi. Në vitin 2018 në Elbasan vdiqën nga infarkti dhe sëmundje të tjera të qarkullimit të gjakut 337 persona për 100 mijë banorë, më pas vjen Tirana me 347 jetë të humbura për 100 mijë banorë dhe Lezha (361), Durrësi (371).