75 Mall Live Search
11:20 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj sot udhëton për Berlin, takohet me Merkel e me deputetë të Bundestagut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot do të udhëtoj në Berlin për një vizitë ditore ku do të takohet me Kancelaren Angela Merkel.

Po ashtu, do të marr pjesë edhe në lutjet e mëngjesit në Berlin, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka theksuar se kjo vizitë do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot do të udhëtoj në Berlin për një vizitë një ditore gjatë të cilës do të takoj Kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jem pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin.
Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike. Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta./Indeksonline/