75 Mall Live Search
16:16 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Para se të pastroni xhinset, mësoni këto gjëra

Ju normalisht keni rutinën tuaj të larjes së xhindeve por duhet të dini që në atë mënyre nuk jeni duke u kujdesur për materialin e tij por thjesht për pastërtinë.  Detergjentë të caktuar mund të heqin ngjyrën e xhindeve tuaja të preferuara. Për të mbajtur xhinse tuaj, më mirë se sa mendoni, nga zbehja, prishja,duhet të ndiqni saktësisht këto 3 hapa:

Detergjenti është çelësi kryesor: Ashtu si boja e flokëve është kryesorja për të dalë ngjyra perfekte që keni dëshiruar gjithnjë, po ashtu dhe detergjenti që alani xhinset është më i rëndësishmi. Ngjyra e flokëve zbehet sa herë ju e lani atë po ashtu edhe xhindeve ju ndodh e njëjta gjë. Duhet të përdorni një ilaç rrobash që është vetëm për të larë xhinset ose per rroba më ngjyrë. Formula ideale e tij duhet të përmbajë  përbërës të veçantë që lidhen me klorin në ujë për të ndihmuar në parandalimin e venitjes me kalimin e kohës.

Largojini xhinset nga uji i ngrohtë: Xhinsi kur laget mund të bëhet shumë i rëndë pasi ai e thith ujin dhe do dhe shumë kohë për tu tharë. Dhe nëse i lani me ujë të ngrohtë ato mund të tkurren dhe si rrjedhojë të bëhen më të shkurtra.