Komenti i çuditshëm i Tomë Gashit në një status ku urohet Fitër Bajrami
Toleranca fetare është një ndër virtytet më të vlefshme të shqiptarëve.
Nuk ka rëndësi se ku jetojnë, shqiptarët zgjedhin që në të shumtën e rasteve besimi fetar të mos i ndajë asnjëherë.
Madje kjo vërehet edhe në festa, ku pavarësisht besimeve urojnë njëri-tjetrin me fjalët më të mira.
Kësisoj, Komandanti i Policisë në Rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj zgjodhi që të uroj të gjithë besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit.
Por i çuditshëm dhe aspak me vend ishte komenti i avokatit të njohur, Tomë Gashi.

Edhe pse dyshja i takojnë besimit fetar të krishterë, për dallim nga Gjokaj, Tomë Gashi ironizoi duke pyetur se “a je ti o vlla”, transmeton Indeksonline.
Nuk dihet se përse pati këtë reagim Gashi, por padyshim se nuk është aspak e hijshme nga një personalitet shumë i përfolur të bëhet një koment i tillë./Indeksonline/