Ilaçi që përdoret për kancerin e prostatës është vendosur të revolucionojë dhe të zgjasë mijëra jetë!
Ilaçit të parë të personalizuar për kancerin e prostatës i është vendosur të revolucionojë trajtimin dhe zgjas jetën e mijëra njerëzve.
Një pilulë e përditshme tek pacienti për të dëmtuar mbrojtjen e tumorit thuhet se punon 80% tek meshkujt, për shkak të disa gjeneve.
Ekspertët besojnë se trajtimi-i cilit ardhshëm është në dispozicion për kancerin ‘Ovarian’ apo të prostatës mund të ndihmojë të përfitojnë deri në 4 mijë burra çdo vit, duke vonuar momentin kur sëmundja bëhet vdekjeprurëse.

Hulumtimi britanik, i paraqitur në konferencën më të madhe të kancerit në botë, hap rrugën e mjekimit të parë të personalizuar për kancerin e prostatës, transmeton Indeksonline.
Ndryshe numri i meshkujve në Britani të cilët po vdesin nga kanceri i prostatës është në rritje, dhe tani ka shkuar në 11 mijë e 800 të tillë për çdo vit.
Shkencëtarët e udhëhequr nga Instituti i Kërkimeve të Kancerit në Londër kanë zbuluar se 100 burra me kancer të tillë kanë avancuar të cilët më parë kishin dështuar të luftonin sëmundjen me trajtime të tjera.
Pilula e quajtur ‘Olaparib’ pati progres në 8.3 muaj dhe se 35% kanceri pushoi së përhapuri për më shumë se një vit.
Pilula nuk është shërim, por ngrin gjurmët e kancerit, por që sipas studiuesve gjykimet e mëtejshme tregojnë se mund t’u jap meshkujve vite shtesë për të jetuar me të.
“Studimi ynë tregon se sa e fuqishme mund të jetë gjenetika dhe preciziteti. Duke testuar mutacionet e riparimit të ADN-së, ne mund t’i gjedhim ata pacientë me një shans të lartë për t’iu përgjigjur mirë olaparibit”, tha profesori Johann de Boho, drejtues i studimit në Çikago.
“Në përgjithësi, një në tre dhe në një katër burra me kancer vdekjeprurës të prostatës përgjigjet-që do të thotë se në Britaninë e Madhe do të përfitonin 3 mijë apo 4 mijë burra në vit. Në raste të rralla, burrat kanë mbijetuar me ilaçe për dhjetë vjet. Ne po shohim shumë njerëz që i marrin ato për më shumë se një vit”, tha ai.
Nëse siç pritet, këto rezultate janë të suksesshme, ilaçi mund të përdoret nga NHS brenda dy vjetëve. Trajtimet shfrytëzojnë një dobësi në mbrojtjen e qelizave të kancerit për të vrarë një tumor pa dëmtuar qelizat e shëndetshme.
Ilaçi që kushton 3 mijë e 550 paund në muaj është përdorur për kancerin ovarian tre vjet më parë dhe duhet të jetë në përdorim për kancerin e gjirit së shpejti./Indeksonline/