Kjo është gjendja e varrezave të martirëve dhe dëshmorëve në Fushë-Kosovë, pas reshjeve të shiut
Reshjet e shiut sot jo vetëm që shkaktuan telashe në komunikacion, dëmet edhe më të mëdha ishin në Fushë-Kosovë.
Varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në këtë komunë thuajse janë mbuluar të gjitha nga uji.
Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet qartazi gjendja në të cilën janë sot këto varreza e që padyshim do të duhet shumë ditë për t’u larguar gjithë shirat e mbledhura në këtë vend.

Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë muajit të kaluar dhe përgjatë kësaj jave është paraparë të përfundojnë, derisa pritet të ketë ngritje të temperaturave duke filluar nga nesër./Indeksonline/


