Foshnja 11 muajshe vdes pasi u la në veturë për 16 orë
Një foshnje 11 muashje ka vdekur në veturë pasi u la nga prindërit e saj për 16 orë.
Policia është duke hetuar rastin që ndodhi në Misuri të ShBA-ve, ku si pasojë e vapës së madhe brenda në veturë, vajza 11 muajshe kishte vdekur pasi që ishte lënë brenda veturës për 16 orë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Foshnja ishte zbuluar nga gjyshja e saj, por si duket ishte tepër vonë.
Më shumë se 800 foshnje dhe fëmijë kanë vdekur brenda veturave deri më tani në ShBA që nga viti 1998./Indeksonline/