75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kjo është pasuria e kryeministrit Ramush Haradinaj

Agjencia Kundër Korrupsioni në Kosovë ka bërë publike  pasurinë e deklaruar të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Në bazë të deklarimeve del që Haradinaj të ketë pasuri të paluajtshme shtëpi, tokë  dhe apartament, të gjitha këto që arrijnë shifra të larta të parave.

Shtëpi banimi e ndërtuar me mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët 300 mijë euro në pronësi të Haradinajt.

Shtëpi familjare (Kulla) në pronësi të përbashkët me familjarët e që kap çmimin e 270 mijë eurove.

Tokë kodrinore e përbashkët 75 mijë euro, tokë truall e blerë në pronësi të Haradinaj me çmim 27 mijë e 300 euro.

Por jo vetëm kaq në pronësi të Haradinaj është edhe një shtëpi banimi e deklaruar si e blerë me kredi e që kap shifrën e 202 mijë eurove.

Përpos kësaj kryeministri Haradianj në pronësi ka edhe një apartament, por që është e paguar pjesërisht e që çmimi i saj arrin deri në 70 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme Haradinaj ka deklaruar një veturë e cila është në pronësi të bashkëshortes, Anita Haradinaj-Muçaj në vlerë 8 mijë euro.

I pari i Qeverisë së Kosovës në AKK ka deklaruar se para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka 71 mijë e 720 euro të cilat qëndrojnë në ‘Raiffeisen Bank’, raporton Indeksonline.

Por as Haradinaj nuk ka shpëtuar pa kredi. I njëjti si detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik ka këto: Kredi për blerjen e shtëpisë në Raiffeisen Bank 112 mijë e 931 euro, obligim tatimor-TVSH si përfitim nga qiraja e shtëpisë ka 14 mijë e 531 euro dhe një detyrim financiar për banesë prej 20 mijë eurove.

Nga qiraja, Haradinaj në të hyrat vjetore ka 73 mijë e 467 euro. Nga paga mujore si kryeministër i vendit Haradinaj në të hyrat vjetore ka 32 mijë e 710 euro por që merr edhe një pension invalidor , që në të hyrat vjetore del të arrijë shifrën 2 mijë e 700 euro./Indeksonline/

https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2019/Qeveria/Zyra%20e%20Kryeministrit%20Kosove%CC%88s/Ramush%20Haradinaj.pdf