75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shtohen telashet për Neymar, publikohet video nga hoteli

Ditët e fundit plasi në mediat braziliane një skandal, ku Neymar akuzohej për përdhunimin e modeles, Najila Trindade.

Ajo e kishte denoncuar yllin brazilian në gjykatë me pretendimin se e kishte dhunuar, transmeton Indeksonline.

Një video është zbuluar në mediat e Brazilit e Neymarit dhe modeles në një dhomë hoteli.

Në video shihet duke i thënë modelja futbollistit që ta godas.

Neymar: Nuk dua…

Trindade: Ti do të më godasësh

Neymar: Jo, nuk më pëlqen

Trindade: Por unë do të të godas! E di pse? Sepse dje, ti më sulmove dhe më le vetëm

Neymar: Mos e bëjë! Qetësohu. Prit pak!/Indeksonline/