75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj pas takimeve në Berlin: Faleminderit Gjermani!

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Berlin të Gjermanisë, ku pos me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka zhvilluar takime edhe me shumë personalitete tjera të njohura.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se sot takoi kryetarin e Bundestagut, të cilin e ka falënderuar për gjithçka që Gjermania po bën për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Në Konferencën “Takimet Ndërkombëtare”, pata kënaqësinë ta takoj Kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble, të cilin e falënderova për gjithçka që Parlamenti gjerman dhe ai personalisht kanë bërë për Kosovën.

Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve!

Faleminderit Gjermani!  /Indeksonline/