75 Mall Live Search
17:55 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zbulohet një gur 12 mijë vjeçar me kalë të gdhendur

Në Francë u zbulua një gur rreth 12,000 vjeçar, mbi të cilin u gdhend një kalë dhe kafshë të tjera.

Gjetjet prehistorike e arkeologëve u bënë në zonën jugperëndimore të Angouleme, në veri të Bordo.

Shenjat shfaqen në të dy anët e gurit, raportoi Instituti për Hulumtime Arkeologjike Kombëtare (Inrap).

Guri u gjet gjatë punës pranë stacionit Angulem, transmeton KosovaPress.

Pllaka paleolitit e gurit, e gjatë rreth 25 centimetra dhe e gjerë 18 centimetra,s i dhe tre centimetra e trashë, “kombinon motive gjeometrike dhe figurative,” tha Inrap.

Kafshët e tjera në gur janë dukshëm më të vogla, por mund të jenë një kalë tjetër dhe një dre.