Gent Cakaj takohet me homologun e tij nga Holanda, diskutojnë për hapjen e negociatave me Evropën
Ministri i Jashtë i Shqipërisë, Gent Cakaj gjatë ditës së sotme është takuar në Hagë me homologun e tij nga Holanda, Stef Blok.
Cakaj në një postim në Tëitter ka treguar që ishte një takim i mirë bilateral dhe se shkëmbyen pikëpamjet për hapjen e negociatave me Evropën për Shqipërinë.
“Takim shumë i mirë bilateral me Stef Blok në Hagë sot. Shkëmbyem pikëpmajet mbi rëndësin e negociatave të Evropës me Shqipërinë. Shqipëria dhe Holanda janë angazhuar për të rritur bashkëpunimin në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.”, ka shkruar Cakaj./Indeksonline/