75 Mall Live Search
21:03 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Intervistë me mbrojtësin, Egzon Sinani – Pse u largua nga Llapi?

Mbrojtësi i njohur, 24 vjeçari Egzon Sinani  u përfol shumë kohët e fundit pas largimit nga ekipi i Llapit.

Në një intervistë për Indeksonline, Sinani ka treguar për të ardhmen dhe ofertat që ka pranuar deri më tani.

Ai ka zbuluar që njëra nga ekipet e Superligës  që do të luaj në gara evropiane i ka bërë ofertë. Por ka dashur ta mbaj sekret cili ekip.

“Nuk kam arritur ndonjë marrëveshje me ndonjë ekip. Oferta kam shumë. Arsyeja e largimit është për shkaqe financiare.”, u shprehë 24 vjeçari.

Ndërsa në pyetjen se cilat janë ekipet e interesuara, Sinani pati këtë përgjigje.

“Ende nuk kam filluar bisedimet. Që nga dita e nesërme filloj me negociatat. Nga nesër fillon merkatoja.”, tha mbrojtësi i njohur.

Edhe pse nuk i ka zbuluar emrat e ekipeve, Sinani ka treguar që deri më tani janë shtatë ekipe të interesuara nga Superliga, pa e përfshirë Llapin. Ai tha se ekipi podujevas i ka bërë ofertë për të vazhduar.

“Me shumë mundësi nuk do të vazhdoj por ende nuk kam vendosur se varet nga ofertat e ekipeve tjera.”, tha ai.

Tutje, për Indeksonline ai ka treguar se ka pasur interesime edhe nga ekipet e shteteve tjera ballkanike.

“Nga Shqipëria është interesuar një ekip. Nuk kanë bërë ofertë por vetëm kam pyetur nëse jam i lirë. Njëlloj edhe një ekip nga Maqedonia. Por nuk më janë dukur serioze.”, tha mbrojtësi 24 vjeçar.

Sinani qëndroi pesë vite në ekipin e Llapit. Ai cilësohej si shtylla e mbrojtjes së Llapit./Indeksonline/