Haradinaj vazhdon takimet në Gjermani me deputetët e Bundestagut
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon takimet në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani.
Ai sot është takuar me deputetët e Bundestagut gjerman, transmeton Indeksonline.
“Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, sot në Berlin, pata një takim shumë të frytshëm pune me deputetët e Bundestagut gjerman, Johan Ëadephul CDU/CSU, Peter Bayer, CDU/CSU, Christian Schmidt, CDU/CSU. I falënderova deputetët e CDU/CSU për kujdesin e treguar për Kosovën, përfshi mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu i shpreha mirënjohje Parlamentit gjerman për konsistencë sa i përket mbrojtjes së fuqishme të pozicionit tonë në dialogun me shtetin serb, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/
RH