75 Mall Live Search
12:26 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Portretet e 99 grave më të suksesshme mbulojnë Newbornin në Prishtinë

Monumenti NewBorn ka marrë pamje të re, është mbuluar me portretet e 99 grave më të suksesshme në Kosovë.

Ky instilacion i quajtur ‘Rimarrje’ , tregon se 20 vjet pas luftës, gratë në Kosovë po rimarrin narrativat e tyre, transmeton Indeksonline.

 “Ndarja dhe pranimi i rrëfimeve të përvojave personale na mundëson ta pronësojmë dhimbjen, të kemi dhembshuri ndaj të tjerëve, dhe ta kuptojmë më mirë shoqërinë ku jetojmë.20 vjet pas përfundimit të luftës, gratë në Kosovë po i rimarrin narrativat e tyre si liderë, novatore, edukatore, sportiste, artiste, aktiviste, përmbytëse, rrëfyese”, thuhet në instilacionin e krijuar në NewBorn-it.

“Rimarrje”  është seri interaktive portretesh që thekson zërat e 99 grave të brezave e etnive të ndryshme, që punojnë në lloj-lloj sektorësh për drejtësinë, barazinë dhe të vërtetën, transmeton Indeksonline.

Në shkronjat e NewBorn janë të vendosur poster me  fotografi të grave nga fusha e sportit, artit, politikane e të tjera.

Ndër to, është e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi, ish-Presidentja Atifete Jahjaga, alpinistja Uta Ibrahimi, Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Instalacioni do të qendroj në Newborn nga data 7 qershor deri më 14 qershor.

Disa prej këtyre portreteve përmbajnë edhe elemente audio e video të skanueshme./Indeksonline/