Zyrtare: Nicholas Abbott emërohet ambasador i ri i Britanisë në Kosovë
Tani më edhe zyrtarisht, Ambasada e Britanisë ka njoftuar se Abbot do ta zë vendin e ambasadorit aktual, Ruairi O’Connell.
O’Connell do të transferohet me një shërbim tjetër diplomatik.
Eksperienca e Abbott ndërlidhet kryesisht me Lindjen e Mesme, shkruan Indeksonline.
Për 8 muaj ka qenë në krye të misionit britanik në Algjeri poashtu ka shërbyer si kordinator i qeverisë për Sirinë./Indeksonline/