Modelja e njohur feston ditëlindjen, merr urim të veçantë nga Rita Ora!
Një nga modelet më të suksesshme në botë, Emily Ratajkowski sot feston ditëlindjen e 28-të.
Për këtë ditë të veçantë Emily ka marr urime të shumta, ndërsa një i tillë ka ardhur edhe nga këngëtarja e njohur, Rita Ora, shkruan Indeksonline.
“Urime ditëlindja, ti femër seksi, e mençme dhe e mrekullueshme” ka shkruar Rita në urimin e saj.
Rita dhe Emily njihen për shoqërinë e tyre prej vitesh dhe një urim nga ana e këngëtares nuk kishte si të mungonte.
Këngëtarja shqiptare, ndryshe ditë më parë ka publikuar projekti e saj më të ri ‘Ritual’ në bashkëpunim me Dj Tiesto dhe Dj Jonas Blue./Indeksonline/