Rashica: Merituam fitoren
Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është dukur i zhgënjyer pas barazimit 1:1 me Malin e Zi.
“Po qe se e shohim rrjedhën e lojës, ne duhej të fitonim. Duhej të shënonim edhe golin e dytë, pas së cilit ata do të binin nga loja, por nuk e arritëm . Pastaj e pësuam atë gol që nuk duhej të pësonim, por na ndodhi njëjtë si me Bullgarinë. Në momentin tonë më të mirë, Mali i Zi na barazoi rezultatin. Nuk dua ta fajësojë askënd, mirëpo në bazë të lojës mendoj se kemi merituar fitore”, tha Milot Rashica pas ndeshjes për SuperSport Kosova.