75 Mall Live Search
09:12 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Icardi nuk do të luaj më për Interin

Sipas gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio, trajneri i ri i Inter, Antonio Conte dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur që të mos e lënë më Icardin të luaj për ‘Nerazzurin’.

Klubi do të tentoj që ta largoj atë në drejtim të Romës apo Juventusit, transmeton Indeksonline.

Interi janë duke e kërcënuar atë me ardhje të reja në sulm që ta bëjnë Icardin si zgjedhja e pestë në sulm.

Icardi pati probleme këtë vit me drejtuesit e klubit duke refuzuar të nënshkruaj kontratë të re. Për shkak të kësaj, Spalleti e la jashtë ekipit për disa ndeshje.

Për Icardin të interesuara janë Roma, Juventus, Manchester United dhe Chelsea./Indeksonline/