Kroacia mposht Uellsin dhe kryeson Grupin E
Kroacia është ngjitur në krye të grupit E pasi mposhti me rezultatin e ngushtë 2-1 në Osijek, një rival direkt për kualifikimin në Europian si Uellsi dhe kapi kuotën e 6 pikëve.
Një sukses nën shenjën e Ivan Perisic i cili ndikoi jashtëzakonisht në autogolin e Laërence në pjesën e parë ndërsa në fillimin e pjesës së dytë sulmuesi i Interit i çoi shifrat në 2-0.
Në të 77-ën, uellsianët u rikthyen në lojë me golin e Brooks, por vetëm kaq për britanikët në këtë sfidë pasi Kroacia e menaxhoi deri në fund avantazhin.