Barcelona vendos përfundimisht për Boateng
Gjatë merkatos së dimrit, Barcelona bëri një nga transferimet më të çuditshme që kanë ndodhur ndonjëherë.
Kampionët e La Ligas, huazuan me të drejtë blerje Kevin-Prince Boateng nga skuadra e Sassuolos, shkruan Indeksonline.
Pas gjysmë sezoni, Barca ka vendosur që mos ta blej kartonin e ganezit.
Boateng ka zhvilluar vetëm 301 minuta nga transferimi i tij në Barcelonë, 239 në La Liga dhe 62 në Copa del Rey. /IndeksOnline/