75 Mall Live Search
18:37 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Futbollistja braziliane shkëlqen në Botëror, e nis me “hat-trick”

Ka filluar botërori i Femrave 2019 që po zhvillohet në Francë.

Brazili ka fituar ndeshjen e parë duke mposhtur Xhamjakën me rezultat 3-0.

të tre golat në këtë ndeshje i shënoi Cristiane Rozeira de Souza Silva, ose shkurt “Cristiane”, shkruan Indeksonline.

Në vitin 2007, arriti të shkonte deri në finale me Brazilin e femrave, ndërsa sivjet do të tentojë ta fitojë. Pesë vite më parë fitoi Këpucën e Artë në Copa America për femra me Brazilin, ndërsa është 34 vjeç.

Idhull fëmijërie Ronaldo Luiz Nazario da Lima, ose shkurt “Fenomenin”, Cristiane nuk mund të kërkonte më shumë se sa kaq në debutim. /IndeksOnline/