Meta në konferencë të jashtëzakonshme, tregon arsyen pse anuloi zgjedhjet
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në një konferencë të jashtëzakonshme në orët e para të mëngjesit të sotëm ka folur rreth vendimit që e bën atë t’i shtyej zgjedhjet.
Meta ka thënë se zhvillimi i zgjedhjeve pa garë dhe pjesmarrje të opozitës cënon disa parime kushtetuese. Ndërsa anulimi i zgjedhjeve sipas tij është mjeti i vetëm emergjent për zgjidhjen e krizës dhe parandalimin e destabilitetit, përcjellë Indeksonline.
“Kurrsesi data e zgjedhjeve nuk mund të jetë ditë përçarëse.
Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të parparashikueshëm që mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme. Është rrezik për paqen në vend.
Zhvillimi i zgjedhjeve pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës cënon disa parime kushtetuese. Ky proces zgjedhor është fiktiv dhe është farsë dhe standardet jo vetëm që nuk përmbushen por shkelen. …
… Këto zgjedhje nuk përmbushin qëllimin e tyre të ligjshëm. Anulimi nënkupton shtyrjen e tyre për një datë tjetër duke garantuar shtyrjen e afatit për një rast tjetër që garanton…
… Anulimi i zgjedhjeve është mjeti i vetëm emergjent për zgjidhjen e krizë dhe parandalimin e destabilitetit”, është shprehur presidenti shqiptar.
Ndryshe, presidenti është i organi i vetëm kushtetues që cakton datën e zgjedhjeve. Sipas kushtetues pa patur një datë të caktuar nga presidenti zgjedhjet e përgjithshme apo ato vendore nuk mund të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë./Indeksonline/