Deputeti i PDK-së i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit: Si nuk skuqeni kur flisni para z. Veseli për luftën?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti përmes një shkrimi të bërë në faqen e tij zyrte në Facebook i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, ku ky i fundit reagoi në lidhje me nismën e komisionit hetimor për listat e fryera të veteranëve nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Deputeti i PDK-së tha s ashtu si çdo iniciativë tjetër, që mund të jetë interes i qytetarëve, për çudi LDK del kundër. Madje ai vazhdon tutje duke i thënë se askush s’po i merr më seriozisht, sepse liderët e LDK-së janë bërë veç komentues Facebook-u.
Ky është postimi i plotë i Andin Hotit:
Njëri nga ‘liderët’ e LDK-së (se janë bërë shumë), Avdullah Hoti paska thënë se iniciativa për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me listat e fryra të veteranëve është “për ta larë veten”.
Si çdo iniciativë tjetër, që mund të jetë interes i qytetarëve, për çudi LDK del kundër (po e kujtoj rastin e fundit, iniciativën për themelimin e Gjykatës ndërkombëtare për Gjenocidin e Serbisë në Kosovë, për të cilën LDK e lëshoi sallën e Kuvendit).
Veç për kuriozitet, sepse deklaratat e z. Hoti nuk mund të merren më seriozisht, sidoqoftë, çfarë ka për tu ‘larë’ Kryetari i PDK-së për luftën para teje z. “Lider”?
Si është e mundur që nuk skuqeni kur flisni para z. Veseli për luftën? Apo ndoshta, e barazvlerësoni luftën që ti e ke parë në filma, me luftën që z. Veseli e ka bërë në 1997-1999 përball paramilitarëve serb, dhe i jep vetit të drejtë të flisni për luftën? Jo, lufta e UÇK-së nuk ka qenë skenë filmi, ka ndodh në të vërtetë, para hundëve tuaja.
“Ne Lidhja Demokratike e
Kosovës do të…” është frazë e njëjtë si në fushatën e kaluar, e besa në
çdo fushatë tjetër, por unë nuk e mbaj mend një mandat tuajin që mund të merret
për lavdatë, e aq më pak shpresëdhënës. Fatkeqësisht për simpatizantët tuaj,
disa nga ju “liderët” e LDK-së jeni bërë veç komentues të
Facebook-ut, por as aty s’po ju merr kush më seriozisht. Nuk kanë faj, sepse ti
z. “Lider” nuk mbajë mend që ke dhënë ndonjë deklaratë me përmbajtje
serioze, ti s’e flet të vërtetën, e madje gënjen edhe hapur publikun kur mediat
i ke para vetes. (Ne Lidhja Demokratike e Kosovës NUK do të marrim pjesë më në
asnjë votim…) frazë tjetër jo serioze e juaja, që e kam ndëgju me dhjetëra
herë në Kuvend.
Rrahja brenda anëtarësisë së LDK-së në Degën e Mitrovicës si tu duk, kush fitoj
në atë ‘duel’? Oh, harrova “spaske” qenë aty! Teknologjia të zuri në
rrenë edhe këtu!
Kjo është çfarë ka mbetur nga
LDK-ja si zë politik e moral.
Asnjë parti nuk është e keqe, Liderët dhe platformat politike të tyre e bëjnë
dallimin, e LDK do të mbetet në opozitë gjithmonë me “lider” si ti, e
politika të tilla!