Veseli në Sofje për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sonte me atë të Bullgarisë, përcjellë Indeksonline.
E për të përkrahur lojtarët, Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Kadri Veseli, iu ka shkuar për vizitë.
“Me djemtë tanë, në Sofje, para ndeshjes së radhës drejt Euro 2020. Suksese Kosovës!”, ka shkruar Veseli në Facebook, derisa ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga takimi.



Ndeshja me Bullgarinë është në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Kosova deri më tani ka një paraqitje mjaft të mirë. Ajo për 13 ndeshje radhazi nuk njeh humbje. /Indeksonline/