Çfarë mbahet mend nga vizitat e Clinton e Albright?
Njerëz të tubuar do të ketë sërish të mërkurën te shtatorja e Bill Clintonit. E këtu do të vije sërish vetë ish-presidenti amerikan, veç se kësaj radhe do të jetë mysafir kryesor në festën e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Në vendin, çlirimin e të cilit kontribuoj shumë demokrati qëndroi në dy raste që nga përfundimi i luftës.
Hera e fundit ishte në nëntor të 2009, ku u nderua me shtatore, e që vet amerikani ishte ndarë i kënaqur me përparimin e shtetit të lirë dhe të pavarur.
“Duhet të jeni shumë krenar për atë që keni arritur dhe që keni bërë më të mirën se sa që kanë menduar të tjerët. Keni konsoliduar institucione demokratike, keni nxitur shtypin e lirë, me 17 shkurt ju shpallët pavarësinë dhe 62 vende kanë njohur pavarësinë tuaj dhe shumë të tjera do të pasojnë.
Atë botë u ndal në Ferizaj dhe presidenti me vete kishte marrë edhe sekretaren e shëtit Medeleine Albright.
Gëzimi i kosovarëve ishte i madh për këtë vizitë e aq më shumë nga fjalët që i tha.
“Zotëri Millosheviq deshi të mbajë kontrollin në Kosovë duke iu nxjerrë të gjithëve nga këtu. Por ne i thamë jo”, tha ai përcjellë klankosova.
Madje Clinton patë thënë se është vetë populli i Kosovës që do e përcaktojë zhvillimin e vendit.
Ndërsa Albright i pati cilësuar si shembull për botën fëmijët dhe të rinjtë që arritën ta ruajnë gjuhën dhe kulturën.
Albright e kishte vizituar Kosovën dhe në një rast tjetër, pak muaj më vonë.
Kosovën në agjendë e pati edhe ish-sekretarja Hillary Clinton, por në tubimin që do të mbahet në mërkurën ajo nuk do të arrij të vij për shkak të çështjeve familjare. /Indeksonline/