Nervozohet me vëllaun, ia dëmton dyert e oborrit
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi pas një mosmarrëveshje me vëllaun e tij ia ka dëmtuar dyert e oborrit.
Siç bënë të ditur Policia e Kosovës, gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon një armë e cila më vonë se bashku me pesë fishekë e një thikë është konfiskuar nga PK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vëllain e tij ankuesin mashkull K-Shqiptar ka dëmtuar dyert e oborrit. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se posedon armë M/48. Arma me pesë fishekë të kalibrit 7.9 mm dhe një thikë janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/