Fjalët e para si madrilen, Hazard lavdëron Messin
Eden Hazard, blerja më e re e Real Madridit, e ka njohur edhe një herë tjetër Leo Messin si të pakrahasueshëm me askënd tjetër, në krye të futbollit botëror.
Ai e bëri deklaratën përkatëse nga një konferencë shtypi me kombëtaren belge, para ndeshjes kualifikuese me Skocinë, të martën, në kuadrin e “Euro 2020”.
Sipas “Mundo Deportivo”, kur u pyet nëse mund ta krahasonte veten me yllin e Barcelonës, Hazard tha me siguri:
“Jo, është e pamundur. Është e vërtetë se kemi disa ngjashmëri, por nuk ka vend për krahasime. Jemi të dy trupvegjël dhe të shpejtë…, por ai shënon në të gjitha ndeshjet. Unë nuk e bëj dot këtë gjë. Unë nuk mund të krahasohem me të pakrahasueshmin“, ka thënë Hazard.