Thaçi për Albright: Ajo përjetësisht do të mbetet heroina jonë!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish-sekretaren e SHBA-së, Medeleine Albright.
Thaçi ka shkruar se me këmbëngulësinë e saj bashkoi dhe mobilizoi botën për të ndalur spastrimit etnik në vend.

“Ish-sekretarja e SHBA-së, Madeline Albright, me këmbëngulësinë e saj bashkoi dhe mobilizoi krejt botën për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. Në 20 vjetorin e lirisë sonë, sekretaren Albright e dekorova me “Urdhrin e Lirisë”. Ajo përjetësisht do të mbetet heroina jonë!”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/

