Vdes në aksident komunikacioni ish-drejtori i Shëndetësisë së Kamenicës
Sot rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Prekovci-Llabjan.
Indeksonline mëson se nga ky aksident trafiku nga ndërruar jetë ish- drejtori të Shëndetësisë së Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Agim Bucolli.
I ndjeri pas aksidentit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë./Indeksonline/