Rikthehet Herolind Shala!
Herolind Shala është rikthyer nga lëndimi dhe ka filluar stërvitjet normalisht.
Përmes një postimi në Instagram, mesfushori i Kombëtarës së Kosovës ka bërë të ditur se tashmë është gati.
“I lumtur që u ktheva të bëjë atë që e dua”, ka shkruar Shala.
Herolindi mungoi në dy ndeshjet e fundit të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë. /IndeksOnline/
