75 Mall Live Search
16:32 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjendet koka e një ujku e vjetër 40 000 vjeçare

Një kokë ujku 40.000 vjeçare e prerë është zbuluar në Siberinë lindore. Vendasit gjetën kokën e ujkut në brigjet e lumit Tirekhtyakh në Yakutia.

Më pas e dërguan në departamentin e studimeve të vaksinimit në Akademinë e Shkencave të Republikës së Sahas.



“Kjo është hera e parë që gjendet koka e një ujku të lashtë, që daton 40.000 vite më parë, një ujk i rritur,”-tha drejtor i departamentit, Albert Protopopov.



Shkencëtarët po ndërtojnë tani një model digjital të trurit dhe brendisë së kafkës për studime të mëtejshme, tha Protopopov. Ndërsa një ekip në Stokholm po analizon ADN-në e ujkut.