75 Mall Live Search
18:33 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Prokuroria lëshon urdhër-paraqitje për Lulzim Bashën, ja për çfarë akuzohet!

Prokuroria ka lëshuar ditën e sotme një urdhër paraqitje ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me lobimin rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, nga të cilat kanë rezultuar elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 190/3 dhe 287/ç të Kodit Penal të kryera nga Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi”.

Në urdhrin e paraqitur nga Prokuroria thuhet se kërkohet për të njoftuar akuzën dhe për t’u marrë në pyetje me cilësinë e të pandehurit, shtetasi Lulzim Basha. Përveç kreut të PD, Prokuroria bën të ditur se nën hetim janë edhe Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

“Ftojmë për t’u paraqitur në Prokurori më datë 17/06/2019, ora 09:30 shtetasin Lulzim Basha. Në rast mos paraqitje ditën edhe orën e caktuar, pa patur pengesë të ligjshme, paralajmëroheni se në bazë të nenit 308 të Kodit të Procedurës Penale urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore”, thuhet në urdhrin e Prokurorisë.

Neni 287/ç: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.