75 Mall Live Search
15:23 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sampdoria liron Giampaolon të shkoj te Milani, vjen Di Francesco

Sipas asaj që është raportuar nga Sky Sport këtë mëngjes, ish trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, i ka thënë po presidentit të Sampdorias , Massimo Ferrero, për rolin e trajnerit .

Ndërsa sipas raporteve të fundit, është zyrtarizuar se trajneri i tanishëm i Sampdorias, Marco Giampaolo, është liruar nga kontrata me skuadrën italiane, dhe pritet që orët e ardhshme të nënshkruajë me Milanin për të zëvendësuar Gennaro Gattuson.

Di Francesco sipas Calciomercatos duhet të lirohet nga kontrata e tij me Romën, e cila teknikisht ende egziston, dhe t’i bashkohet Sampdorias.