75 Mall Live Search
15:52 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Partizanit dekorohet me “Urdhrin e Pavarësisë”

Partizani ka marrë një tjetër dekoratë, pas atyre të titullit kampion, ditën e sotme. Më saktësisht, vlerësimi maksimal për presidentin e kuq, Gazmend Demi, ka ardhur nga Republika e Kosovës, shteti tjetër shqiptar në Ballkan. 

“Me motivacionin “Për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës”, Presidenti i FK Partizanit, ka qenë sot i ftuari special i Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, i cili i ka akorduar “Medaljen” përkatëse dhe “Urdhrin e Pavarësisë”. Kjo është dekorata më e lartë presidenciale, që dorëzohet në Republikën e Kosovës. Familja e FK Partizanit ndihet krenare dhe uron Presidentin Demi për këtë vlerësim të çmuar dhe kuptimplotë”, – shkruhet në faqen e klubit të kuq.