Pas Sarrit, Juventusi i merr edhe diçka Chelseas
Me Maurizio Sarrin që është afër largimit nga Chelsea drejt Juventus, të njëjtin shembull mund ta ndjekë edhe asistenti i tij, Gianfranco Zola.
Sipas gazetës “The Time”, Zola të cilit kontrata i mbaron këtë vit , mund ta ndjekë rrugën e shefit të tij.
Në rast të ardhjes së Lampard tek Chelsea, asistent i ri do të bëhej Jody Morris.
Morris dhe Lampard bashkëpunuan gjatë këtij sezoni në Derby./Indeksonline/