Aktorët e telenovelave spanjolle ndahen pas 16 vitesh martesë
Aktorët e njohur, William Levi dhe Elizabeth Gutierrez pa dyshim janë ndër çiftet më të pëlqyer të telenovelave spanjolle.
Por duket se këtij çifti të bukur po i vije fundi. Mediat spanjolle raportojnë se dyshja janë pranë ndarjes.
Gutierrez së fundmi ka festuar ditëlindjen por pranë saj nuk ka qenë partneri i saj, William.
Dyshja e aktorëve janë të martuar që nga viti 2003 dhe kanë dy fëmijë së bashku./Indeksonline/